E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me videot +18, reagon Adrian Hila: Jam i tronditur!
Lajme

Skandali me videot +18, reagon Adrian Hila: Jam i tronditur!

Policia e Tiranës ka kërkuar paraqitjen për marrje në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të disa videove me përmbajtje intime.

Në kuadër të verifikimeve që po kryhen për rastin, efektivë të Policisë së Tiranës janë paraqitur edhe në banesën e Hilës për ta kontaktuar dhe për t’i komunikuar kërkesën për t’u paraqitur në polici. Megjithatë, kompozitori nuk është gjetur në banesë në momentin kur efektivët kanë shkuar aty.

Sipas raportimeve mediatike, policia ka arritur ta kontaktojë Hilën në telefon. Gjatë bisedës, ai është shprehur se ndodhet në gjendje shoku dhe tronditjeje, ndërsa ka pretenduar se llogaritë apo pajisjet e tij janë hakeruar.

Hila, sipas të njëjtave raportime, ka deklaruar se do të paraqitet pranë autoriteteve sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me ngjarjen.

Thirrja për marrje në pyetje vjen pas materialeve intime që nisën të qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, duke nxitur reagime dhe interes të madh publik.

Ndërkohë, strukturat e Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet për materialet e publikuara, me qëllim evidentimin e burimit të tyre dhe mënyrës se si kanë përfunduar në rrjetet sociale.

Hetimi pritet të përqendrohet edhe në mënyrën e sigurimit dhe shpërndarjes së materialeve, si dhe në identifikimin e personave që mund të kenë aksesuar, marrë apo publikuar përmbajtjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.