Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër
Endi Demneri ka përjetuar për herë të parë emocionin e mëmësisë. Modelja është bërë nënë e një djali, duke nisur një kapitull të ri në jetën e saj.
Lajmi vjen disa muaj pasi Demneri dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, konfirmuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre.
Në prill të këtij viti, çifti organizoi një festë të veçantë për zbulimin e gjinisë së bebit, ku ndanë me të afërmit dhe miqtë lajmin se do të bëheshin prindër të një djali.
Deri tani, Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj nuk kanë ndarë publikisht detaje rreth lindjes, ndërsa emri i vogëlushit nuk është bërë ende i ditur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



