E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet nga Brazili shqiptari i dënuar me 26 vite burg
Lajme

Ekstradohet nga Brazili shqiptari i dënuar me 26 vite burg

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me homologët brazilianë.

Operacioni, i koduar “The Wanted”, u finalizua nga specialistët e Drejtorisë së Interpol Tiranës, të cilët koordinuan procedurat për kthimin në Shqipëri të Artef Lekajt, 67 vjeç, banues në Shkodër.

Lekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij kishte një vendim të formës së prerë për dënimin me 26 vite burgim. Vendimi ishte dhënë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dhe më pas ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sipas vendimit të drejtësisë shqiptare, 67-vjeçari është dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”.

Ngjarjet për të cilat ai është dënuar i përkasin periudhës 2020-2021. Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë kësaj kohe ai ka kryer ngacmim seksual ndaj një të miture 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit dhe mbërritjes së tij në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë bërë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit.

Me këtë procedurë, autoritetet shqiptare kanë vënë në zbatim dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare ndaj shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.