E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Provokatorët e paguar nga droga të rrinë larg protestës
Lajme

Manjani: Provokatorët e paguar nga droga të rrinë larg protestës

Në lidhje me protestën e opozitës reagoi edhe ish- ministrit Ylli Manjani.

Sipas tij ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka futur provokatorë në turmën e protestuesve sot para Kryeministrisë.

“Nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa, në disa autobusë, do arrijnë të jenë të suksesshëm, atëherë përgjegjësia do bjerë direkt mbi të! Ai nuk di mjete të tjera, këto ka mësuar nga partia e tij, por nuk e ndalon dot protestën!

Ende shpresoj se policët e kuptojnë këtë poshtërsi që u është prezantuar sot në mëngjes! Ndërkohë provokatorët e paguar nga droga, bëjnë mirë të shohin punën e tyre… Aty do jem në protestë! Të shohim!”, shkruan Manjani.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.