E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha merr Monikën, por humb qytetarët
Lajme

Basha merr Monikën, por humb qytetarët

Sot Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe aleatët ka zhvilluar një protestë para kryeministrisë.

Siç ka ndodhur në përgjithësi në vitet e fundit, ka një debat në lidhje me pjesëmarrjen edhe në këtë protestë.

Por si ishte pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e sotme, në krahasim me atë të 18 shkurtit?

Pa dashur të komentojmë, fotot dhe videot flasin qartë. Me një krahasim të thjeshtë të fotove dhe videove duket qartë se Luli+Mona, ka shumë herë më pak mbështetës seç ka pasur një vit më parë e vetme Partia Demokratike.

I vetmi ndryshim, këtë vit është se ish-ministrat e Ramës, atëherë në qeveri, si Petrit Vasili, Manjani etj, atëherë ishin në zyrë, ndërsa sot në protestë.

Sot 6 muaj pas zgjedhjeve dhe pas zgjedhjes së Bashës në krye të saj, PD ka më pak mbështetës.

Megjithë skandalet dhe korrupsionin e qeverisë, opozita duket se nuk është e zgjedhura dhe e preferuara e shqiptarëve.

Koalicioni Basha-Kryemadhi sot dhe provat e dështimit të parë./ CNA.al

Protesta e opozitës, 27 Janar 2018

Protesta e opozitës, 18 shkurt 2018

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.