Dhunë ekstreme te Rruga e Durrësit, polici kap adoleshentin nga fyti
Shoqërohen me forcë edhe të mitur
Pamje shqetësuese janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, pranë Ministrisë së Arsimit, ku efektivë të policisë kanë ndërhyrë me forcë ndaj protestuesve, mes tyre edhe të mitur.
Në një prej momenteve të filmuara, një efektiv shfaqet duke i vendosur dorën në fyt një adoleshenti, ndërsa në pamje të tjera raportohen ndërhyrje të forcave të rendit ndaj qytetarëve të pranishëm në tubim.
Veprimet e policisë kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe përdorimin e forcës ndaj të rinjve që ndodheshin në protestë.
Ngjarjet janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit, ku tensionet kanë shoqëruar tubimin e studentëve dhe gjimnazistëve. Rrethanat e plota të episodeve të filmuara dhe arsyet e ndërhyrjes ndaj personave të përfshirë mbeten për t’u sqaruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



