Pamjet dramatike/ Polici digjet pas hedhjes së molotovit
Situata në protestë është përshkallëzuar, teksa efektivë të Policisë së Shtetit janë goditur me mjete piroteknike dhe kokteje molotov.
Në pamjet e publikuara nga protesta shihet momenti kur një prej efektivëve goditet nga flakët në pjesën e këmbës. Këpuca e tij merr flakë dhe digjet plotësisht. Efektivi përpiqet të reagojë menjëherë për të shuar zjarrin.
Në përpjekje për të fikur flakët, ai afrohet drejt një pellgu me ujë dhe rrotullohet në tokë, ndërsa kolegët e tij ndërhyjnë për ta ndihmuar. Pas disa çastesh, efektivi largohet nga zona e përplasjes i ndihmuar nga kolegët, të cilët e marrin në krahë për ta nxjerrë nga vendi i incidentit.
Tension i lartë gjatë tubimit
Ngjarja është regjistruar në një moment tensioni të lartë gjatë protestës, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë shoqëruar zhvillimin e tubimit.
Përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme ndaj efektivëve ka rritur ndjeshëm tensionin në terren. Nga ana tjetër, forcat e Policisë vijojnë të qëndrojnë të dislokuara për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Pasojat e incidentit ende të paqarta
Ende nuk dihet nëse efektivi ka pësuar dëmtime të tjera përveç djegies së këmbës dhe nëse ka pasur persona të tjerë të lënduar nga incidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



