E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri i Kosovës shtrohet në spitalin gjerman: Ja gjendja e tij shëndetësore
Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës shtrohet në spitalin gjerman: Ja gjendja e tij shëndetësore

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital në Gjermani. Mediat në Prishtinë, duke cituar njerëz pranë kryetarit të LDK-së, thonë se mjekët i kanë rekomanduar Mustafës të vazhdojë edhe më tej trajtimin shëndetësor me terapi fizike. Ish-kryeministri ka rreth katër javë që qëndron në Gjermani për kurim. Mjekët patën dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Por kjo është mohuar nga famijarët e tij, të cilët thonë se gjendja e Isa Mustafës është stabile dhe se ka nevojë vetëm për terapi fizike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.