E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos sakrifikoni për jetën e një maskarai”, Arlind Qori mesazh policisë: Populli nuk e ka me ju
Lajme

“Mos sakrifikoni për jetën e një maskarai”, Arlind Qori mesazh policisë: Populli nuk e ka me ju

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar në protestën e sotme në Tiranë, duke u kërkuar të mos përdorin dhunë ndaj qytetarëve që kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Qori theksoi se pakënaqësia e qytetarëve nuk drejtohet ndaj efektivëve të policisë, por ndaj politikanëve që kanë drejtuar dhe drejtojnë vendin.

“Ju lutem, mos përdorni dhunë, mos sakrifikoni për jetën e një maskarai. Ky që na qeveris sot dhe ai që na ka qeverisur dje. Populli nuk e ka me ju. Ju jeni thjesht mes popullit dhe atyre që na qeverisin”, u shpreh Qori.

Ai u kërkoi efektivëve të reflektojnë mbi rolin e tyre në raport me qytetarët, duke i ftuar ta shohin situatën jo vetëm përmes detyrës që kryejnë, por edhe si prindër dhe pjesëtarë të shoqërisë.

Sipas kreut të Lëvizjes Bashkë, në rast të një revolucioni të mirëfilltë, shumica e punonjësve të policisë do të zgjidhnin të qëndronin në krah të popullit dhe jo të politikës.

“Në një revolucion të hajrit, pjesa më e madhe e policisë bëhet me popullin. Mendoni si prindër dhe qytetarë”, deklaroi ai.

Mesazhi i Qorit vjen në një klimë të tensionuar protestash në kryeqytet, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shoqëruar tubimet e ditëve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.