E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogët bashkohen me studentët: Nesër marshim te Politekniku kundër dhunës policore
Lajme

Pedagogët bashkohen me studentët: Nesër marshim te Politekniku kundër dhunës policore

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve, e cila vijon prej 6 ditësh. Përmes një deklarate, SPUSH ka dënuar me ashpërsi atë që e cilëson si “dhunë policore” mbi të rinjtë dhe ka thirrur një marshim solidariteti.

​Të martën, më 20 tetor, në orën 10:00, pedagogët dhe stafi akademik do të mblidhen në sheshin para Universitetit Politeknik nën moton “STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE”.

​Sipas sindikatës, kjo përshkallëzim i reagimit vjen pasi ndërhyrjet policore kanë kapërcyer çdo protokoll institucional dhe normë njerëzore. SPUSH i bën thirrje trupës akademike dhe qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e konsideruar këtë një detyrim moral e qytetar për mbrojtjen e studentëve dhe krijimin e hapësirave për dialog.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.