E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fevziu, Russeti, Ministria e Brendshme, Kapuçat e zinj dhe TV Klan
Lajme

Fevziu, Russeti, Ministria e Brendshme, Kapuçat e zinj dhe TV Klan

Publikuar nga Ergis Noka

Nuk e di se mbi ç’rrafsh logjik dhe mbi ç’dimension njerëzor mund të ngrihet një emision televiziv për tē analizuar dhunën shtazarake të Policisë Shtetërore mbi studentët. Dhunologjia duhet të quhet fjala që emërton shkencën që merret me studiminin e dhunës dhe kjo shkencë përshfaqet më së miri në studion e Fevziut. Ndërkohë që stidentët gëlltisnin gaz dhe hanin dajak në shesh, Fevziu pyeste Russetin se kush ishte grupi i burrave që ishte parë të dilte nga Ministria e Brendshme me kapuça të zinj.

Anisa Russeti, aktualisht zëvendësministre e Punëve të Brendshme, me qetësinë tipike të një gënjeshtareje të stërvitur prej dekadash përgjigjet; Dëgjoni zoti Fevziu, unë ju respektoj sepse ju gjithmonë verifikoni saktësinë e videos para se ta shfaqni. Ju zoti Fevziu, mendoni se qeveria do të kishte guximin të nxirrte një grup burrash me kapuça të zinj rrugëve duke e ditur që ata mund të filmoheshin?! Çdo qytetar ka një celuar në dorë.

Anisa Russeti, dikur nënkryetare e bashkisë së Veliajt, duhet të kuptojë se njējtë si propaganda e Veliajt, që ra në pranga, edhe propaganda e Ministrisë së Brendshme, që Russeti vjell në studiot e Fevziut, bie në prangat e logjikës.

Teksa i vë prangat e logjikës i bëj vetëm një pohim Russetit, që dikur shpërndante supën e Veliajt;

Qeveria, për sa kohë udhëzon Policinë e Shtetit të ushtrojë dhunë kundër studentëve përballë kamerave të të gjitha mediave, është në gjendje të bëjë gjithçka, sikundër Anisa Russeti është në gjendje të mashtrojë mbi gjithçka.

Burrat me kapuç dalë nga bodrumet e Ministrisë së Brendshme janë ata që dëmtojnë bizneset në mënyrë që dëmtimi i bizneseve t’i faturohet protestës studentore, pasi nuk është aspak rastësi që teksa sulmohen biznese e banka dhe policia nuk ndërhyn vetëm ” Abi Bank” mbetet e paprekur.

Anisa Russeti, mund të mashtrojë veç veten me mashtrimet e saj, por kurrsesi shqiptarët që mendojnë ende me kokën e tyre dhe jo me kokën e propagandës televizive.

Post Scriptum- TV Klan është kthyer në një Top Channel të dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.