E shtunë, 24 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ditmir Bushati godet Ramën: As brutaliteti policor nuk është zgjidhje
Lajme

Ditmir Bushati godet Ramën: As brutaliteti policor nuk është zgjidhje

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar sërish për situatën e tensionuar në Tiranë, duke dënuar përplasjet gjatë protestës së 24 tetorit dhe duke paralajmëruar se dhuna nuk mund të zgjidhë krizën e krijuar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bushati rendit skenat e regjistruara gjatë protestës, nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve.

“Gaz lotsjellës, tym, kokteje molotovi, rrahje, alarme, fishekzjarre, shkopinj gome, plumba gome, sprej me piper, përleshje. Skena trazirash nga Tirana ndërsa protestat e studentëve vazhdojnë. As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk ofrojnë një zgjidhje për të kapërcyer situatën aktuale të vështirë”, shkruan Bushati.

Reagimi i dytë brenda dy ditësh

Qëndrimi i fundit i ish-ministrit vjen një ditë pas kritikave të tij ndaj situatës politike në Shqipëri. Bushati argumentoi se protestat studentore nuk duhen parë si pengesë për integrimin europian, por në kontekstin e problemeve që kanë nxitur pakënaqësinë qytetare.

Në reagimin e mëparshëm, ai vuri theksin te korrupsioni, përqendrimi i pushtetit, pabarazitë ekonomike dhe dobësitë institucionale, duke i konsideruar këto çështje pjesë të problematikave që qëndrojnë pas revoltës.

Bushati ka kërkuar gjithashtu hetim të pavarur për aktet e dhunës dhe veprimet e forcave të sigurisë, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës.

Me reagimin e fundit, ish-ministri rikthen në vëmendje mënyrën se si po menaxhohen protestat dhe nevojën që përgjigjja ndaj krizës të mos kufizohet vetëm te ndërhyrjet policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.