E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ra Vuçiçi, Rama mbeti pa padronin e politikës së jashtme!
Lajme

Ra Vuçiçi, Rama mbeti pa padronin e politikës së jashtme!

Publikuar nga Ergis Noka

Humbja e Vuçiçit është tërmet politik edhe për Ramën.

Ai humbet jo thjesht një aleat, por atë që kritikët e konsiderojnë mentorin e politikës së tij rajonale.

Për vite, Rama i dha përparësi afrimit me Beogradin, edhe kur kjo e vendoste Tiranën në përplasje me Prishtinën. Paradoksi ishte i rëndë,Shqipëria afrohej politikisht me Serbinë, ndërsa ftohej me Kosovën.

Ballkani i Hapur u bë simboli i kësaj përçarjeje. Tirana mbështeste një projekt të përbashkët me Vuçiçin, ndërsa Kosova e kundërshtonte si të pafavorshëm për interesat dhe pozitën e saj shtetërore.

Edhe letra e përbashkët Rama–Vuçiç drejtuar BE, për përfitime nga tregu europian dhe Shengeni pa anëtarësim të plotë, ngriti një pyetje thelbësore, a mund të përfitonte Serbia nga integrimi europian pa përmbushur më parë detyrimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?

Çfarë interesi shqiptar justifikonte një politikë që thellonte mosbesimin mes Tiranës dhe Prishtinës?

Kjo nuk ishte thjesht diplomaci rajonale, por një varësi politike nga Beogradi, me pasoja për marrëdhënien më të rëndësishme strategjike të Shqipërisë.

Ra Vuçiçi. Rama mbeti pa padronin politik. Por Kosova mbetet.

Dhe bashkë me të mbetet pyetja që kërkon llogari;
Përse marrëdhënia me Beogradin mori përparësi ndaj besimit dhe bashkëpunimit strategjik me Prishtinën?

Nje ditë,më herët se vonë,Rama nuk do ti shpetojë kesaj llogarie te hapur me gjithë Kombin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.