Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
Direkt nga Dubai. Nga një parti masive pas mesnate në një klub nate. Në monitorin gjigant të lokalit shkruhet: “Vuçiçu, u usta te jebim. Radoje Zvicer, raundi i 4-t”. (“Vuçiç, o usta, të shkërdh… Radoje Zvicer, raundi i 4-t”.)
Radoje Zvicer (në foto), shef i klanit të Kavaçit, supertrafikant droge, i dënuar me 40 vjet burg në mungesë, e ka një arsye për këtë mesazh.
Vuçiç dhe forcat e tij të sigurisë dhe të shërbimeve sekrete serbe kanë mbështetur në vijimësi, ndër vite dhe pa rezerva, klanin e tij rival, atë të Shkaljarit, jo vetëm në kontrollin e trafikut të drogës, por edhe në luftën e përgjakshme midis dy klaneve.
Janë të paktën 70 viktima nga të dyja palët.
Jo vetëm kaq. Klani i Zemunit, i Luka Bojoçiçit, i afërt me Vuçiçin, ka qenë aleat besnik i klanit të Shkaljarit kundër atij të Radoje Zvicerit.
Ky flet për raundin e katërt. Po i pesti, si do të jetë?

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



