Të shtëna me armë në Shkodër, një i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
I plagosuri është identifikuar si Taulant Hoti. Sipas të dhënave paraprake, të shtënat janë regjistruar në një lokal në fshatin Shtoj.
Pas ngjarjes, Hoti është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen e tij shëndetësore apo motivet e plagosjes.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht incidentin, si dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Rrethanat e të shtënave mbeten ende të paqarta, ndërsa priten detaje të tjera nga hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



