E martë, 27 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD del në krah të studentëve, Berisha thërret protestë kombëtare
Lajme

PD del në krah të studentëve, Berisha thërret protestë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar organizimin e një proteste kombëtare ditën e shtunë, në mbështetje të studentëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta kundër qeverisë.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia e PD-së, Berisha bëri të ditur se opozita do të angazhohet për të mbështetur lëvizjen studentore, duke theksuar se mbrojtja e të rinjve dhe qëndrimi në krah të tyre do të mbeten pjesë e qëndrimit politik të partisë.

Sipas kreut të demokratëve, protesta synon të shprehë solidaritetin me studentët dhe të përforcojë mbështetjen ndaj kërkesave të tyre. Berisha nënvizoi se PD nuk do të tërhiqet nga këto dy parime, të cilat i cilësoi si thelbësore për qëndrimin e opozitës.

“Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, deklaroi Berisha.

Njoftimi vjen në një moment kur protestat studentore kanë intensifikuar presionin ndaj qeverisë, ndërsa reagimet për mënyrën e trajtimit të demonstruesve dhe kërkesat e të rinjve vijojnë të jenë në qendër të debatit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.