Izrael, opozita fiton shumicën e votave, por Netanyahu mbetet i pari:
Zgjedhjet përfundojnë pa fitues të qartë
Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë përfunduar në bllokim politik. Exit poll-et tregojnë se as kryeministri Benjamin Netanyahu, as rivali i tij Gadi Eisenkot nuk kanë rrugë të qartë drejt formimit të qeverisë, çka hap mundësinë e negociatave të gjata për koalicion ose të zgjedhjeve të reja.
Sipas exit poll-eve, Likud i Netanyahut pritet të ketë 24 ulëse, ndërsa partia Yashar e Eisenkot 22. Megjithatë, sipas Channel 13, blloku i Netanyahut ka fituar 50 ulëse, blloku i Eisenkot 53, ndërsa partitë arabe 17. Për të qeverisur nevojiten 61 ulëse nga 120.
Eisenkot, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm, i interpretoi rezultatet si fitore. Ai deklaroi se exit poll-et tregojnë mosbesim të plotë ndaj Netanyahut dhe qeverisë së 7 tetorit.
Pjesëmarrja ishte e lartë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo kaloi 74%, në zgjedhjet e para që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023. Një tjetër e veçantë janë partitë arabe, të cilat janë rritur në nivele historike dhe pa to asnjë bllok nuk ka shumicë të qartë.
Analistët paralajmërojnë se ngërçi mund të jetë në favor të Netanyahut, i cili mund të mbetet në pushtet si kryeministër në detyrë ndërkohë që partitë përpiqen të krijojnë koalicion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



