Ministri shqiptar, lëshon në qiell 300 gardelinat që po trafikoheshin
300 gardelinat që u kapën në kohë nga policia në kufi duke u trafikuar kanë dalë nga kafazi dhe janë lëshuar në fluturim.
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka publikuar në profilin e tij, videon e 300 gardelinave që u lëshuan të lira në Pyllin e Fazanëve në Maliq, vetëm dy ditë pasi u sekuestruan në doganën e Kapshticës.
“Gjetja e tyre ishte një bashkëpunim i shkëlqyer mes qytetarëve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Policisë e shtetit, – tha Klosi. – Fauna e egër e vendit tonë është pjesë e habitatit shqiptar që mbrohet me ligj ndaj çdo tentativë për ta dëmtuar atë, do të dënohet ashpër nga inspektorët e mjedisit!”, shkruan Klosi. /Gazeta Express/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



