E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në Greqi! 6 burra përdhunojnë, filmojnë dhe hedhin në det 41-vjeçarin
Bota

Tmerr në Greqi! 6 burra përdhunojnë, filmojnë dhe hedhin në det 41-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet greke në Selanik, ku një 41-vjeçar nga Pakistani ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga gjashtë bashkatdhetarë. Sipas dëshmisë së tij, pas sulmit, autorët dyshohet se e kanë filmuar dhe më pas e kanë hedhur në ujërat e Gjirit të Thermaikos.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së martës së kaluar, në një hapësirë të hapur pranë Kishës së Gjithë Shenjtorëve, në pjesën perëndimore të Selanikut.

Sipas kallëzimit të 41-vjeçarit, mes personave të përfshirë në sulm ishin dy burra, përkatësisht 40 dhe 34 vjeç, si dhe katër persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Ai pretendon se është rrahur dhe përdhunuar, ndërsa njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka filmuar dhunën.

Në dëshminë e tij, burri ka deklaruar gjithashtu se është plagosur me thikë në dorë. Pas sulmit, të dyshuarit dyshohet se e kanë transportuar me një motoçikletë drejt qendrës së qytetit dhe më pas e kanë hedhur në det.

41-vjeçari arriti të shpëtohej dhe u dërgua me ambulancën e shërbimit të urgjencës EKAB në një spital të Selanikut, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ai u largua nga spitali.

Arrestohen dy të dyshuar, në kërkim katër të tjerët

Pas denoncimit, policia greke nisi hetimet për dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar. Efektivët e Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në zonën e Kullës së Bardhë arritën të lokalizonin dhe të arrestonin dy prej tyre mëngjesin e ditës së djeshme, në Ampelokipia.

Të arrestuarit janë dy shtetas pakistanezë, 40 dhe 34 vjeç. Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj tyre është ngritur çështje penale për vepra të dyshuara që lidhen me përdhunimin, tentativën e vrasjes, si dhe shkeljen e legjislacionit për armët dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar katër personat e tjerë që, sipas denoncimit, kanë marrë pjesë në ngjarje. Deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave gjyqësore, përgjegjësia penale e personave të dyshuar mbetet për t’u përcaktuar nga drejtësia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.