Policet s*ksi të protestës “tërbojnë” keq edhe Zegjinenë
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar pas shfaqjes së katër vajzave të veshura me uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit, të cilat iu bashkuan protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme përpara Kryeministrisë.
Përmes një reagimi publik, Çaushi ka kundërshtuar zgjedhjen e veshjes nga vajzat, duke e konsideruar atë si tallje ndaj grave dhe vajzave që shërbejnë në radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas deputetes socialiste, uniforma blu përfaqëson përgjegjësi dhe përkushtim, ndaj përdorimi i saj në këtë mënyrë është i papranueshëm.
“Pas uniformës së Policisë së Shtetit qëndrojnë gra që e veshin çdo ditë me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim. Është e patolerueshme që disa “personazhe” si këto të tallen me gratë që i shërbejnë me dinjitet kësaj uniforme”, shkruan Çaushi.
Katër vajzat u shfaqën në protestën para Kryeministrisë të veshura me kostume që imitonin uniformat blu, në një paraqitje të lidhur edhe me festën e Halloween-it. Veshja e tyre tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe të personave të pranishëm në tubim.
Gjatë momentit të filmuar dëgjohet edhe një protestues që u drejtohet vajzave me thirrjen: “Na vini prangat, duam të arrestohemi!”
Një episod që u bë pjesë e momenteve të protestës, e cila prej ditësh është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




