Opozita nuk dëgjon zërin e qytetarëve
Publikuar nga Ergis Noka
Erdhi dita që propaganda mediatike të arrijë në pikën më absurde, me titullin: «Opozita nuk dëgjon zërin e qytetarëve».
Në një vend që cilësohet si narkoshtet, sipas raporteve dhe denoncimeve publike, fajin e ka opozita që nuk dëgjon zërin e qytetarëve.
Nuk e ka fajin SPAK-u që nuk vepron përballë çështjes së Belinda Ballukut, por opozita që nuk dëgjon zërin e qytetarëve.
Nuk e ka fajin SPAK-u që nuk hap dosjet që duhet të hetojë, por sërish opozita që nuk dëgjon zërin e qytetarëve.
Pra, sipas kësaj logjikë mediatike, pavarësisht se çfarë ndodh, përgjegjësia zhvendoset gjithmonë tek opozita, ndërsa pushteti, institucionet dhe përgjegjësitë përkatëse mbeten çuditërisht jashtë vëmendjes.
Në Serbi, një media u detyrua të kërkonte ndjesë publike për faktin se, për vite me radhë, i kishte shërbyer propagandës së Vuçiçit.
Në Shqipëri, një skenar i tillë vështirë se zhvillohet, por po të flasim në terma hipotetikë, lista e mediave që do të duhej të kërkonin ndjesë do të ishte vërtet shumë e gjatë.
‘Post Scriptum: I mirëkuptoj gazetarët që, për sa kohë janë në orarin e punës, duhet të ndjekin linjën editoriale të televizionit ku punojnë. Në fund të fundit, rroga në fund të muajit i duhet kujtdo, por jashtë orarit të punës, secili duhet të jetë në gjendje të bëjë dallimin mes linjës editoriale të televizionit dhe së vërtetës. Kontrata e punës mund të përcaktojë fjalitë në ekran, por nuk duhet të përcaktojë mendimin si qytetar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



