E hënë, 2 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gaz Paja çon në Prokurori Elton Tozajn: E akuzon për përndjekje, shpifje dhe fyerje
Lajme

Gaz Paja çon në Prokurori Elton Tozajn: E akuzon për përndjekje, shpifje dhe fyerje

Një konflikt i ri ka shpërthyer në botën e showbiz-it shqiptar, këtë herë me protagonistë aktorin Gazmend Paja dhe Elton Tozajn. Paja i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj Tozajt, duke e akuzuar për përndjekje, shpifje dhe fyerje.

Në dokumentin e depozituar, aktori pretendon se Tozaj ka përdorur emrin e tij në publikime të ndryshme në rrjetet sociale, duke i atribuar veprime dhe qëndrime që Paja i konsideron të pavërteta. Sipas kallëzimit, krahas akuzave, në videot e publikuara janë përdorur edhe shprehje fyese dhe nënçmuese.

Akuzat lidhen me videot në TikTok dhe YouTube

Në kallëzimin penal thuhet se Elton Tozaj, në cilësinë e krijuesit të përmbajtjes në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme, ku përmend aktorin dhe i atribuon atij fakte e sjellje që, sipas pretendimit të ankuesit, nuk janë të vërteta.

Në dokumentin e paraqitur në Prokurori thuhet:

“I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, në cilësinë e njeriut të showbizit dhe krijuesit të përmbajtjes në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme (TikTok dhe YouTube), në të cilat përmend emrin e viktimës akuzuese dhe i atribuon atij fakte e sjellje të pavërteta, si dhe përdor shprehje nënçmuese, duke cenuar rëndë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale”.

Përmes këtij kallëzimi, Gazmend Paja kërkon që organet e drejtësisë të shqyrtojnë publikimet dhe veprimet për të cilat akuzon Tozajn.

Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për pretendimet e aktorit të paraqitura në kallëzimin penal dhe jo për një vendim gjyqësor që provon përgjegjësinë e Tozajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.