E hënë, 2 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Panik në ajër! Avioni i linjës Londër-Tiranë pëson difekt gjatë fluturimit
Lajme

Panik në ajër! Avioni i linjës Londër-Tiranë pëson difekt gjatë fluturimit

Një udhëtim ajror nga Londra drejt Tiranës është ndërprerë papritur mëngjesin e sotëm, pasi një avion i kompanisë “British Airways” ka raportuar një problem teknik gjatë fluturimit dhe është detyruar të rikthehet në aeroportin nga ku ishte nisur.

Avioni kishte rreth një orë në ajër kur ekuipazhi informoi pasagjerët për defektin dhe nevojën për t’u kthyer në aeroportin Heathrow të Londrës.

Në bord ndodheshin dhjetëra pasagjerë, shqiptarë dhe shtetas të huaj, të cilët u përballën me momente ankthi pas njoftimit të bërë nga stafi. Për fat të mirë, situata përfundoi pa pasoja për udhëtarët, të cilët arritën të zbresin të sigurt në tokë.

Mes pasagjerëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili ndau përjetimin e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale. Ai konfirmoi se avioni ishte kthyer në Heathrow pas një ore fluturim për shkak të problemit teknik, ndërsa shprehu mirënjohjen që gjithçka përfundoi mirë.

Në mesazhin e tij, Vilajeti e përshkroi ngjarjen si një moment reflektimi për jetën dhe besimin, duke theksuar se, pavarësisht vonesës në mbërritjen në Tiranë, më e rëndësishmja ishte që të gjithë kishin zbritur shëndoshë e mirë.

“Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathrow. Falë Zotit Jezus, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zbritëm shëndoshë e mirë në tokë!”, shkruan ai.

Pastori shtoi se kjo përvojë i kujtoi edhe një herë brishtësinë e jetës dhe rëndësinë e çdo momenti, duke e konsideruar rikthimin e sigurt në tokë si dhuratën më të madhe të asaj dite.

Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të tjera mbi natyrën e saktë të defektit teknik që detyroi avionin të ndërpriste udhëtimin drejt kryeqytetit shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.