Fëmijëve po u lëmë Shqipërinë e një autokrati
Publikuar nga Andi Myrta
Sa mall për ato ditë kur gjithçka kishte kaq shumë ngjyra e shpresë. Kur i shihja fëmijët e mi dhe besoja se Shqipëria ku do të rriteshin do të ishte më e bukur, më e drejtë, më njerëzore.
Sot djemtë janë burra. Dhe Shqipëria me të cilën përballen është ajo e një autokrati. Një vend ku studentët tërhiqen zvarrë dhe gjobiten pse protestojnë. Ku edhe nëna e tyre gjobitet pse të ftuarit shajnë qeverinë.
Çfarë atdheu u kemi dhënë fëmijëve tanë? Atë të një kryeministri Frankenshtajn që ditën flet për integrim e natën fle me Gysërat e krimit. Atë të një pushteti që i shtyp dhe i dhunon të rinjtë e ku ligjin e bëjnë të korruptuarit. Një vend ku qeveris krimi i Vlorave dhe të rinjve u duhet të bëhen zvarranikë partish për të krijuar avenirin. Çfarë atdheu po i lëmë kur Shqipëria po trajtohet si pronë private e një kryeministri e pak nga pak po i afrohet për nga kohëzgjatja diktatorit Hoxha.
Prindërit e mi ëndërruan një Shqipëri të lirë. Brezi im, edhe për një shoqëri të drejtë. Sot shoh si jemi kapur për futi nga një autokrat që po i mbyt këto ëndërra. Gjysma e brezit të prindërve të mi u larguan ne fillim të viteve 90-të. Treçereku i brezit tim iku në fillim të viteve 2000. Mijëra të rinj ende marrin arratinë sepse një diktator i ri ka pushtuar vendin duke ia lënë privilegjet krimit dhe një kaste të vogël të aparatçikësh të partisë.
E shoh këtë fotografi dhe më merr malli për ngjyrat, për ato ditë, për shpresat që kisha…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



