E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia “blindon” Vlorën, kontrolle në disa zona
Lajme

Policia “blindon” Vlorën, kontrolle në disa zona

Një aksion i gjerë policor ka nisur në qytetin e Vlorës, ku janë ngritur disa pika kontrolli për verifikimin e automjeteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në fokus të operacionit janë drejtuesit e mjeteve që kanë gjoba të papaguara, por edhe ata që nuk respektojnë detyrimet e përcaktuara në Kodin Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar në disa zona të qytetit. Në një prej pikave të ngritura në hyrje të Vlorës, efektivët po ndalojnë automjetet dhe po verifikojnë drejtuesit për përdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për raste të dyshuara të drejtimit nën efektin e lëndëve narkotike.

Përveç kontrolleve rrugore, uniformat blu po kryejnë edhe verifikime në brendësi të automjeteve, për të evidentuar nëse transportohen sende apo materiale të kundërligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, aksioni nuk do të jetë një ndërhyrje e përkohshme, por pritet të vijojë përgjatë disa ditëve. Deri më tani raportohet për një numër të konsiderueshëm gjobash të vendosura ndaj drejtuesve që janë konstatuar në shkelje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.