E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Sadleva e Burgjeve “i çjerr maskën” propagandës së Ramës
Lajme

Sadleva e Burgjeve “i çjerr maskën” propagandës së Ramës

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të administratës publike duket se nuk janë shoqëruar ende me ndryshime konkrete në drejtimin e institucioneve. Pavarësisht njoftimit të tij se u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të largohen nga detyra, drejtues të institucioneve vijojnë të ushtrojnë funksionet, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin real të kësaj nisme.

Një prej rasteve që nxori në pah këtë kontradiktë u regjistrua gjatë diskutimeve për projektbuxhetin, ku në qendër të debatit ishte drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo.

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela, e pyeti drejtpërdrejt nëse dorëheqja e saj ishte pranuar nga kryeministri, duke kërkuar të dinte gjithashtu nëse do të ishte ajo që do të administronte dhe zbatonte buxhetin e vitit 2027.

“A ju pranua dorëheqja nga kryeministri? Ai jua ka kërkuar të gjithë drejtorëve. Dua të di nëse do të jeni ju që do ta ekzekutoni buxhetin 2027 që po kërkoni”, e pyeti deputeti demokrat.

Përgjigjja e Sadleva Bodës ishte e shkurtër, por la pak hapësirë për interpretime mbi statusin e saj institucional. Ajo shmangu komentet politike për dorëheqjet dhe iu referua vendimit zyrtar me të cilin është emëruar në detyrë.

“Jam emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çdo ndryshim të këtij vendimi, konsultohuni me QBZ-në (Qendrën e Botimeve Zyrtare)”, u përgjigj Bodo.

Dorëheqjet e kërkuara nga Rama, por pa vendime zyrtare për largimin

Përgjigjja e drejtueses së Burgjeve riktheu vëmendjen te dallimi mes deklaratave politike të kryeministrit dhe procedurave ligjore që përcaktojnë emërimin dhe largimin e drejtuesve të institucioneve publike.

Në thelb, Bodo bëri të qartë se statusi i saj përcaktohet nga vendimi i Këshillit të Ministrave dhe se çdo ndryshim duhet të pasqyrohet përmes akteve zyrtare përkatëse.

Kështu, ndërsa Rama ka folur publikisht për dorëheqjen e drejtuesve të administratës, rasti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregon se kërkesa politike për largim nuk përbën vetvetiu një akt formal shkarkimi apo ndryshimi të emërimit.

Debati ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si do të funksionojë kjo nismë në praktikë, ndërkohë që drejtuesit që nuk janë zëvendësuar me vendime zyrtare vijojnë të mbajnë përgjegjësitë institucionale, përfshirë administrimin e fondeve dhe zbatimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.