E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nxin Shqipërinë në PPE. Arsyeja pse nuk hapen negociatat me Edi Ramën
Lajme

Basha nxin Shqipërinë në PPE. Arsyeja pse nuk hapen negociatat me Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kundërshton qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian që shprehet se Shqipëria ka bërë hapa progresive për çeljen e negociatave.

Kryedemokrati teksa ka marrë pjesë në një takim me Partitë Popullore Europiane, vuri në dukje se qeveria “Rama” po kap drejtësinë duke i treguar edhe për protestën që PD dhe LSI organizuan më 27 janar.

Basha i tregoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi.

“Duket qartë se zëri i shqiptarëve të bashkuar më 27 janar kumbon fuqishëm edhe këtu në Bruksel në zemrën e Bashkimit Europian, në institucionet e Bashkimit Europian dhe në Parlamentin Europian.

Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të institucioneve europiane dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare për ngecjen e reformës në drejtësi dhe për kapjen e  drejtësisë, e cila mishërohet nga rasti “Tahiri

Dhe unë nuk kam pikë dyshimi se partnerët e kanë kuptuar që, përtej fjalëve të bukura, propagandës, Edi Rama, përfaqëson atë që këta  tani e masin vetë pas 5 vitesh të tij në pushtet, më shumë drogë eksportohet prej tij, më shumë krim eksportohet nga Shqipëria drejt Europës prej tij dhe më shumë emigracion i paligjshëm. Ky është produkti i Edi Ramës në raport me Europën.”-tha Basha.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, eurodeputeti Eduard Kukan teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, tha për gazetën “TemA” se Shqipëria ka humbur mjaft kohë dhe energji duke u marrë me “luftë” të brendshme politike ku shton se prej saj ka humbur mjaft.

“Mungesa e një dialogu konstruktiv politik dhe konsensusi midis partive politike në vend, ka qenë  shpesh herë dëmtues i imazhit të vendit. Gjithashtu gjendja pengoi progresin në procesin e integrimit Evropian. Shqipëria humbi shumë kohë me përpjekjet e brendshme politike. Koha dhe energjia, duhet të ishin investuar në proceset e reformës dhe integrimit. Le të mos harrojmë se integrimi në BE mbështetet nga shumica e qytetarëve shqiptarë,” tha Kukan. (TemA)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.