Dorëhiqet drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, komandohet Andrea Shllaku
Ndryshime në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës. Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të portit më të madh në vend.
Sipas informacioneve paraprake, në vend të tij pritet të emërohet Andrea Shllaku, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në largimin e Aliut nga kjo detyrë. Po ashtu, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Autoriteti Portual Durrës apo Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndryshimin në drejtimin e institucionit.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi dorëheqjen dhe emërimin e drejtuesit të ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





