E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“Skënderbeu” kërkon votim për përjashtimin e “Mamicës” nga PS-ja
Lajme

“Skënderbeu” kërkon votim për përjashtimin e “Mamicës” nga PS-ja

Zhvillime të reja janë regjistruar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Edi Rama ka kërkuar që çështja e Elisa Spiropalit dhe qëndrimi i saj brenda forcës politike të kalojë në votim.

Kryeministri ka kërkuar votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste, në një mbledhje që po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalzit dhe që po shoqërohet me diskutime për riorganizimin e strukturave dhe zhvillimet e brendshme të partisë.

Në të njëjtën mbledhje është diskutuar edhe situata e Erion Veliajt, i cili ndodhet në një përplasje të hapur politike me kryetarin e PS-së.

Për rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Rama mësohet të jetë shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

Deklarata vjen në një moment kur Veliaj, përmes një mesazhi të përcjellë nga qelia përpara nisjes së Asamblesë, kishte kërkuar debat të hapur, llogaridhënie dhe aktivizimin e procedurës statutore për mocionin e mosbesimit ndaj kryetarit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, kërkesa për votimin e përjashtimit të Spiropalit shton tensionet në mbledhjen e socialistëve, ku po diskutohen edhe ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve dhe riorganizimi i partisë përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.