E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Çfarë do të bëjë tani “Mamica” që “Skënderbeu” e përjashtoi nga forumet e PS-së?
Lajme

Çfarë do të bëjë tani “Mamica” që “Skënderbeu” e përjashtoi nga forumet e PS-së?

Elisa Spiropali është përballur me një tjetër goditje politike brenda Partisë Socialiste. Pas Asamblesë Kombëtare, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, konfirmoi se ajo dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve të partisë, ndonëse do të vijojnë të mbeten anëtarë të saj.

Por çfarë nënkupton konkretisht ky vendim për të ardhmen politike të Spiropalit?

Në organizimin e Partisë Socialiste, forumet përfshijnë Kongresin, Asamblenë Kombëtare, Kryesinë dhe strukturat drejtuese vendore. Përjashtimi nga këto struktura do të thotë se Spiropali dhe Ndreca nuk do të kenë më pjesëmarrje në to si përfaqësues të forumeve përkatëse.

Megjithatë, vendimi nuk prek automatikisht Grupin Parlamentar të PS-së, i cili funksionon si strukturë më vete në Kuvend. Kjo do të thotë se Spiropali ruan mandatin e deputetes dhe, të paktën për momentin, vazhdon të jetë pjesë e grupit socialist.

Pikërisht këtu qëndron edhe dilema politike: çfarë do të bëjë tani ish-kryetarja e Kuvendit?

Prej muajsh, Spiropali ka artikuluar kritika ndaj qeverisë dhe mënyrës së drejtimit të saj nga Edi Rama. Përplasjet e fundit me kryeministrin kanë nxjerrë në pah një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar, që kulmoi me kërkesën për largimin e saj nga forumet e partisë.

Por deri më tani, kritikat e saj publike nuk janë shoqëruar me një shkëputje të qartë në vendimmarrjen parlamentare. Një prej rasteve që ngre pikëpyetje është reforma territoriale, të cilën Spiropali e kundërshtoi me argumente nga foltorja e Kuvendit, por në fund votoi pro saj.

Pra, kritika në deklarata, por mbështetje me votë për mazhorancën.

Tashmë, pas vendimit të fundit të drejtuesve socialistë, mbetet për t’u parë nëse Spiropali do të vijojë të ndjekë të njëjtën linjë apo do ta kthejë kundërshtimin ndaj Ramës në një qëndrim konkret edhe në Parlament.

A do të largohet ajo nga Grupi Parlamentar i PS-së? A do të votojë kundër nismave të qeverisë, apo do të mbetet pjesë e shumicës, pavarësisht përjashtimit nga strukturat drejtuese?

Për momentin, asnjë prej këtyre skenarëve nuk është konkretizuar. Por një gjë është e qartë: Spiropali është jashtë forumeve të PS-së, ndërsa beteja e saj politike me Ramën duket larg fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.