E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Berisha shpërthen ndaj socialistëve: Rama ju quajti një m*t dhe nuk reaguat
Lajme

Berisha shpërthen ndaj socialistëve: Rama ju quajti një m*t dhe nuk reaguat

Kreu i PD-së: Jeni të zhytur në korrupsion!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur tone të ashpra gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku ka akuzuar deputetët socialistë se heshtin përballë kryeministrit Edi Rama për shkak të përfshirjes, sipas tij, në afera korruptive.

Berisha iu referua edhe mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalëzit, ku është raportuar se Rama u është drejtuar bashkëpunëtorëve të tij me shprehjen: “Pa mua jeni një m*t”. Kreu i PD-së e përdori këtë episod për të kritikuar reagimin e socialistëve, duke pretenduar se ata nuk guxuan të kundërshtonin kryeministrin.

“Hajdutë si ju nuk ka parë toka. Ju do të keni një fat që meritoni, por nuk do të shpëtoni nga kjo. Sepse ju bëheni një me të. Ai edhe kur ju quajti ashtu siç e meritoni në Lalëz, ju heshtët, nuk thatë dot asnjë fjalë”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Më tej, ai vijoi akuzat ndaj mazhorancës, duke përmendur edhe çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe udhëtimin në Ankara të Belinda Ballukut së bashku me kryeministrin Rama. Berisha pretendoi se në këtë projekt janë abuzuar 50 milionë euro.

“Po Tuneli i Llogarasë, kush e çoi Lubinë në Ankara? Shkoi vetë apo e çoi Palloshi? Në Ankara e çoi Palloshi dhe atje me Palloshin 50 milionë euro”, u shpreh ai.

Në vijim, kreu i opozitës ngriti akuza edhe për projektin e Aeroportit të Vlorës, duke iu referuar një vlere prej 130 milionë eurosh dhe pretendimeve për pagesa vjetore prej 10 milionë eurosh për mungesë biletash, për një periudhë 13-vjeçare.

Deklaratat e Berishës u shoqëruan me sulme të drejtpërdrejta ndaj deputetëve socialistë, ndërsa ai i akuzoi ata se janë të përfshirë në atë që e cilësoi si korrupsion dhe se për këtë arsye nuk reagojnë ndaj qëndrimeve të kryeministrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.