E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj bllokohet për bibliotekat e lagjeve, donte t’ia jepte OJF-ve
Lajme

Veliaj bllokohet për bibliotekat e lagjeve, donte t’ia jepte OJF-ve

Këshilltarët demokratë dhe të LSI-së bëhen bashkë

Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së bëhen bashkë dhe bllokojnë projektvendimin e Veliajt për bibliotekat e lagjeve.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debat të ashpër mes kryetarit të këshillit Aldrin Dalipi, nënkryetari Abaz Hado dhe këshilltares së LSI-së Ira Vejsiu.

Vejsiu deklaron se Veliaj donte t’u jepte në administrim OJF-ve në bibliotekat e lagjeve.

‘Sot ne mbledhjen e rradhes te Keshillit Bashkiak kryetari i bashkise Erion Veliaj nder te tjera kishte sjelle nje projekt vendim qe bibliotekat e lagjeve te merreshin ne administrim nga OJF te ndryshme. Kjo ishte hapur nje afere per te favorizuar klientet dhe oligarket prane kryetarit te Bashkise ne kurriz te qytetareve.

Votat e LSI dhe PD qe ishin totalisht kunder bllokuan kete vendim duke e rrezuar. Me kete rast i bejme thirrje kryetarit te Bashkise z. Veliaj qe te heqe dore nga metodat klienteliste ne dem te banoreve te Tiranes si dhe garantojme qytetaret qe vota qe na kane besuar e konvertuar ne mandat keshilltari, do te jete ne cdo rast vetem ne interesin e tyre legjitim dhe jo te oligarkeve dhe klienteve!’, shkruan Vejsiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.