Postobllok i madh policie në hyrje të Sarandës, kontrolle intensive
Një postobllok i madh policie është ngritur në hyrje të qytetit të Sarandës, ku është vënë re një prani e shtuar e efektivëve të uniformave blu.
Sipas informacioneve paraprake, në aksin hyrës të qytetit janë pozicionuar disa efektivë policie, të cilët po kryejnë kontrolle ndaj automjeteve që lëvizin në drejtim të Sarandës.
Prania e shtuar e policisë ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që po përshkojnë këtë aks rrugor.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e ngritjes së postbllokut dhe nëse kontrollet lidhen me ndonjë operacion të posaçëm policor.
Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje nga autoritetet për këtë aksion në hyrje të Sarandës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



