Gjendet pa jetë një person në banesë në Pogradec, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej tre ditësh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 80-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj, në lagjen numër 1.
E moshuara është identifikuar si Zhuljeta Ruvina. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ajo kishte ndërruar jetë rreth tre ditë përpara se trupi i saj të zbulohej.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e saj dhe kanë njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve dhe hapjes së derës së banesës, është konstatuar se 80-vjeçarja nuk kishte shenja jete.
Mësohet se gruaja jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodhen jashtë vendit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



