Gazetari sportiv Ervin Baku përplaset nga një autobus, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje, ku i plagosur ka mbetur gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në afërsi të banesës së tij. Në momentin e aksidentit, Baku po udhëtonte me motorin e tij të invalidit, kur është përplasur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Përplasja i ka shkaktuar dëmtime gazetarit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, Baku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijon të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



