E diel, 22 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Nga Franceska Rustemi te Megi Pojani, dalin emrat e zjarrtë që pritet të hyjnë në Big Brother VIP Albania
Lajme

Nga Franceska Rustemi te Megi Pojani, dalin emrat e zjarrtë që pritet të hyjnë në Big Brother VIP Albania

Edhe pse produksioni nuk ka zbuluar ende emrat e banorëve, prapaskenat për edicionin e ri të Big Brother VIP Albaniakanë nisur të marrin formë. Burime të redaksisë bëjnë me dije se disa personazhe të njohur janë në diskutime për t’u bërë pjesë e reality show-t, ndërsa një emër konsiderohet tashmë i sigurt.

Bëhet fjalë për Franceska Rustemin, e cila, sipas informacioneve që disponon redaksia jonë, do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Hyrja e saj pritet të jetë një nga surprizat e këtij edicioni.

Por lista nuk përfundon këtu. Në bisedime për pjesëmarrje janë edhe Fero, Rene Reffo dhe Megi Pojani. Emra që vijnë nga botë të ndryshme të showbiz-it dhe që, nëse finalizojnë marrëveshjet, mund t’i japin një tjetër dinamikë garës.

Interesi për kastin e ri është rritur ndjeshëm, ndërsa pritet të shihet se cilët prej këtyre personazheve do të pranojnë sfidën e izolimit dhe bashkëjetesës para kamerave. Për momentin, produksioni nuk ka bërë publik asnjë konfirmim zyrtar, por prapaskenat premtojnë një sezon me emra që do të ngjallin diskutime që në nisje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.