Aksion i beftë kundër trafikut të kokainës në Gramsh, disa të arrestuar
Sekuestrohen 400 gramë drogë
Një operacion i koordinuar kundër aktivitetit të paligjshëm të narkotikëve ka vënë në lëvizje autoritetet në qytetin e Gramshit, ku disa persona kanë përfunduar në pranga.
Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Në fokus të hetimit është trafiku i kokainës, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar rreth 400 gramë nga kjo lëndë narkotike.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike identitetet e personave të arrestuar, ndërsa mbeten të paqarta edhe rolet që dyshohet se kanë pasur në aktivitetin kriminal.
Operacioni vijon të jetë në zhvillim dhe pritet që në orët në vijim të dalin detaje të tjera mbi hetimin, personat e përfshirë dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti i dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



