E hënë, 23 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Grabisnin dyqane e lokale në Tiranë dhe Elbasan, arrestohen 2 të rinjtë
Lajme

Grabisnin dyqane e lokale në Tiranë dhe Elbasan, arrestohen 2 të rinjtë

Dy persona të dyshuar për një seri vjedhjesh në Elbasan dhe Tiranë kanë përfunduar në prangat e policisë, pas finalizimit të operacionit të koduar “Shëtitësit”.

Të arrestuarit janë K. M., 39 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë. Të dy kanë precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjes.

Sipas hetimeve, dy të dyshuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar për të vjedhur para dhe produkte të ndryshme në tri biznese në Elbasan. Rastet janë regjistruar më 5 nëntor në një lokal në fshatin Vidhas, më 20 nëntor në një tabakino në bulevardin “Aqif Pasha” dhe më 22 nëntor në një dyqan në lagjen “28 Nëntori”.

Por aktiviteti i dyshuar i 18-vjeçarit nuk është kufizuar vetëm në Elbasan. Ai dyshohet se ka kryer edhe tri vjedhje të tjera në Tiranë, dy prej të cilave më 14 tetor në një restorant dhe një lokal në rrugën e Kosovarëve, ndërsa një tjetër më 17 nëntor në një dyqan në rrugën “Liman Kaba”.

I riu rezultonte gjithashtu i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 në Tiranë, si dhe nga Komisariati i Korçës, për vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë sportive, një sasi të dyshuar kanabisi, një kaçavidë dhe një levë. Sipas hetuesve, këto mjete dyshohet se përdoreshin për hapjen me forcë të dyerve të bizneseve.

Identifikimi i dy të dyshuarve u bë pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe mbledhjes së provave gjatë hetimeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.