E martë, 24 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon sërish burgim të përjetshëm për Ruben Saraivë
Lajme

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon sërish burgim të përjetshëm për Ruben Saraivë

Prokuroria nuk ka ndryshuar qëndrim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Në seancën përfundimtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, organi i akuzës ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva.

Saraiva u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, pasi u shpall fajtor për vrasjen e Nikulajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill 2023, në ambientet e hotelit të tij në Shëngjin.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, prokuroria kërkoi që vendimi i dhënë në shkallën e parë të mos ndryshohet, duke kundërshtuar në këtë mënyrë kërkesën e mbrojtjes për një rivlerësim të çështjes.

Nga ana tjetër, avokatët e Saraivës kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës së Lezhës, duke kërkuar shfuqizimin e dënimit me burgim të përjetshëm dhe shqyrtimin e provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.

Gjykata e Apelit pritet të shpallë vendimin më 2 dhjetor, datë kur do të përcaktohet nëse do të lihet në fuqi dënimi maksimal apo do të ketë një ndryshim në vendimmarrjen e shkallës së parë.

Sipas dosjes hetimore, vrasja e Ardian Nikulajt ishte organizuar nga Edmond Haxhia, i cili dyshohet se kishte financuar dhe porositur Saraivën për të kryer ekzekutimin. Në skemën e hetuar nga autoritetet përmenden edhe katër shtetas britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman, të dyshuar për përfshirje në vëzhgimin dhe përgatitjen e ngjarjes.

Hetimet e kanë lidhur motivin e krimit me një konflikt të hershëm mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, i cili dyshohet se kishte nisur në vitin 1996 dhe ishte pasuar nga disa ngjarje të rënda kriminale.

Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje me shtatë plumba në mesditën e 19 prillit 2023, ndërsa ndodhej në lokalin e hotelit të tij në Shëngjin.

Tashmë, fjalën e fundit për fatin e dënimit të Ruben Saraivës do ta ketë Gjykata e Apelit, më 2 dhjetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.