Valdeti dhe Valdrina “po shpërthejnë”: Hiqini kamerat për 30 minuta të bëjmë seks!
Një kërkesë e pazakontë ka vënë në siklet produksionin e “Big Brother VIP Kosova 5”. Valdeti dhe bashkëshortja e tij, Valdrina, i janë drejtuar drejtpërdrejt Vëllait të Madh, duke kërkuar që kamerat të fiken për 30 minuta, në mënyrë që të kenë mundësi të kalojnë disa momente intime larg syrit të publikut.
Kërkesa është bërë në dhomën e rrëfimit, ku dyshja nuk e kanë fshehur aspak dëshirën për të pasur pak privatësi brenda shtëpisë.
“Vëllai i Madh, na lini të bëjmë seks, hiqini kamerat”, është shprehur çifti, duke kërkuar që transmetimi të ndërpritet për gjysmë ore.
Për Valdetin, duket se bashkëjetesa me bashkëshorten në një ambient ku çdo lëvizje monitorohet nga kamerat nuk është edhe aq e lehtë. Ai ka lënë të kuptohet se mungesa e privatësisë po ua vështirëson mundësinë për të shijuar intimitetin që kanë jashtë shtëpisë.
Valdrina fillimisht iu bashkua bashkëshortit për një qëndrim 24-orësh në shtëpinë e BBVK-së, por më pas u bë pjesë e garës përkrah tij. Tashmë, të dy po e përjetojnë së bashku këtë eksperiencë televizive, pa i fshehur momentet romantike dhe afrimitetin mes tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



