E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Tirana nuk lejon deputetët italianë në kampin e Gjadrit
Lajme

Tirana nuk lejon deputetët italianë në kampin e Gjadrit

Publikuar nga Andi Myrta

Ndërsa Marta Kos viziton Tiranën, në 26 nëntor 2026, po në të njëjtën datë një delegacion deputetësh italianë viziton shumë pak kilometra më në veri, turpin në tokën shqiptare.

Gjadër, kampin e Gjadërit.

Ndodhen aty prej 48 orësh dhe ndërsa në Tiranë, propaganda triumfon për arritjet madhështore në bashkpunimë me mediat shqiptare, ky delegacion europianë në mediat europiane plas skandalin e radhës, në tokën shqiptare.

Deputetët nuk lejohen të vizitojnë kampin e Gjadërit, në të cilin ndodhen personalisht prej 48 orësh, deri sa më në fund marin në dorë regjistrat e kampit.

Në 3 vite e kanë vizituar Gjadërin 11 herë, këtë herë qeveria Meloni ka vendosur për mos ti lejuar.

Regjistrat e Gjadërit detyrojnë shtypin italianë të hap plagët, për bëmat ballkanike të Shqipërisë europiane.

Ky është modeli pët të cilën shqiptarët u rropatën rrugëve të botës, për të pasur mbas qafe turpin e Gjadërit me emrin e liderit tonë madhështorë.

Por cfarë ndodh me regjistrat që kanë në dorë parlamentarët italianë?

Pikërishtë për shkak të mohimit të verifkimit në po ato regjistra, Ministria e Brendshme ka pësuar tri humbje ligjore në më pak se një vit.

Vendimi më i fundit i Gjykatës Administrative Rajonale (TAR) të Lacios, i publikuar më 30 tetor, e ka urdhëruar sërish Prefekturën t’ia dorëzojë dokumentet revistës mujore Altreconomia, e cila kishte kërkuar llogari në këto regjistrime.

Në vetëm 48 ditë, midis prillit dhe majit 2025, regjistri evidentoi 22 incidente vetëdëmtimi, 12 tentativa për vetëvrasje dhe 11 protesta.

Çfarë ka ndryshuar ndërkohë?

Asgjë. “Regjistri vazhdon të shënojë, çdo ditë, akte vetëdëmtimi, shfaqje të shqetësimit të rëndë psikologjik dhe përdorim të shtuar të barnave psikotrope,” raporton grupi i deputetëve italinë që prej dy ditësh ndodhen në Gjadër.

Aktualisht, në qendër ndodhen rreth 90 persona. Që nga vizita e fundit inspektuese më 29 qershor, raportohet se janë larguar rreth 220 persona, ndërsa çdo dy javë mbërrijnë 15–20 individë të rinj. “Procedurat e përshpejtuara kufitare nuk po zbatohen; sektori i caktuar për azilkërkuesit mbetet i pashfrytëzuar, ndërsa struktura në portin e Shëngjinit vazhdon të jetë e shkretë.”

Priten vendime nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian – të cilat, me gjasë, nuk do të jepen para vitit të ardhshëm – lidhur me përputhshmërinë e Protokollit me të drejtën e BE-së.

Këto vendime do të trajtojnë çështje të ndryshme, duke filluar nga kompetenca e Italisë për të lidhur marrëveshjen dhe ligjshmëria e mbajtjes së azilkërkuesve në një vend të tretë, e deri te garancitë që lidhen me të drejtën për mbrojtje dhe efektivitetin e mbrojtjes gjyqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.