Zenel Kastrati pranon sfidën për të garuar si kandidat për Bashkinë e Hasit
Zenel Kastrati ka sinjalizuar gatishmërinë për të garuar për drejtimin e Bashkisë Has në zgjedhjet e ardhshme vendore. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka marrë disa propozime nga demokratë dhe banorë të zonës për të kandiduar si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Kastrati shprehet se e mirëpret propozimin për kandidaturën e tij, duke vlerësuar një proces transparent dhe konkurrues, por kundërshton atë që e cilëson si ndikim të klaneve që, sipas tij, kanë devijuar Partinë Demokratike në Has nga qëllimet e saj.
Ai deklaron se është i gatshëm të marrë pjesë në takime, të dëgjojë qytetarët dhe të përballet me sfidën elektorale, duke theksuar se gara duhet të jetë e hapur dhe vendimi t’u takojë demokratëve.
“Gara është e hapur, unë do kontribuoj me sa mundësi të kem”, shkruan Kastrati, duke shtuar se synon të provojë veten në zgjedhjet vendore.
Në fund, ai falënderon qytetarët për reagimet dhe mbështetjen, duke kërkuar që debati politik të zhvillohet pa fyerje dhe sulme personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




