E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Monika Kryemadhi në Big Brother Vip Albania? Ish-deputetja zbulon të vërtetën
Lajme

Monika Kryemadhi në Big Brother Vip Albania? Ish-deputetja zbulon të vërtetën

Monika Kryemadhi do të rikthehet në ekran si opinioniste e “Big Brother VIP Albania 6”. Pas javësh spekulimesh mbi emrat që do të përbëjnë panelin e komentuesve në sezonin e ri, ka qenë vetë ajo që ka konfirmuar vazhdimin e eksperiencës në spektaklin e njohur.

Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Kryemadhi zbuloi se kishte marrë ftesën për të firmosur kontratën e re.

“Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim”, u shpreh ajo, duke treguar se eksperienca e sezonit të kaluar dhe bashkëpunimi me produksionin kishin qenë pozitive.

Me këtë vendim, Kryemadhi do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve për të dytin edicion radhazi, një rikthim që vjen pas debutimit të saj në sezonin e kaluar.

Në edicionet e mëparshme, rolin e opinionistit e kanë mbajtur emra si Balina Bodinaku, Zhaklin Lekatari, Ori Nebijaj dhe Neda Balluku. Ndërkohë, Arbër Hajdari është pjesë e panelit që prej sezonit të parë të formatit.

Kështu, një nga emrat që do të komentojë lojën, debatet dhe dinamikat mes banorëve të “Big Brother VIP Albania 6” është tashmë i konfirmuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.