E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
E rëndë në Shijak, 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon
Lajme

E rëndë në Shijak, 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Shijak, ku një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një poligoni.

Viktima është identifikuar me inicialet S. K., banues në Shijak. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Ky i fundit, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet hetimore për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, shkaqet që mund ta kenë çuar të riun drejt këtij akti mbeten të paqarta. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.