Tragedy in Shijak: 21-year-old found dead at shooting range
This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Shijak, ku një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një poligoni. Viktima është identifikuar me inicialet S. K., banues në Shijak. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50. Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Ky i fundit, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet hetimore për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, shkaqet që mund ta kenë çuar të riun drejt këtij akti mbeten të paqarta. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.