E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Officers Wear Red-and-Black Flags on Police Vests
PUBLIK · English

Officers Wear Red-and-Black Flags on Police Vests

This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip

Një detaj simbolik ka tërhequr vëmendjen në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Në 114-vjetorin e Pavarësisë, policët kanë vendosur flamurin kuqezi në parzmoret e tyre, duke e bërë simbolin kombëtar pjesë të pajisjeve me të cilat kanë dalë në terren. Flamujt kuqezi janë vendosur gjithashtu në patrullat dhe automjetet e policisë, në një ditë kur kryeqyteti është përballur me masa të shtuara sigurie për shkak të protestës kombëtare. Parzmorja e efektivëve, e shoqëruar me flamurin kuqezi, është detaji që spikat në pamjen e forcave të rendit këtë 28 Nëntor. Një gjest simbolik në ditën e Pavarësisë, ndërsa mijëra punonjës policie janë angazhuar për garantimin e sigurisë gjatë tubimit. Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë dislokuar në pika të ndryshme të Tiranës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë pozicione pranë institucioneve kryesore, ndërsa Policia Rrugore, forcat “Shqiponja” dhe efektivët e rendit janë vendosur në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit. Për monitorimin e situatës, policia ka vënë në gatishmëri tetë autobotë me ujë, dronë dhe kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të përdoren për mbikëqyrjen dhe identifikimin e protestuesve. Efektivët janë pajisur gjithashtu me spraj piperi dhe gaz lotsjellës, ndërsa plani i masave parashikon përdorimin e plumbave të gomës vetëm në rast të përshkallëzimit të situatës. Kontrollet janë shtuar edhe në pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shqiptare kanë ndaluar hyrjen në vend të disa personave që i kanë konsideruar të padëshiruar. Ndërkohë, policia ka marrë masa edhe për bllokimin e mundshëm të akseve kryesore të Tiranës, në varësi të zhvillimit të protestës. Por, mes gjithë kësaj pranie të shtuar policore, detaji që bie në sy në këtë ditë feste mbetet flamuri kuqezi i vendosur në parzmoret e efektivëve: simboli kombëtar i shoqëron edhe në vijën e parë të angazhimit për protestën.

DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.