E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse ra në pranga ish drejtori i LSI-së Dashamir Xhika?
Lajme

Pse ra në pranga ish drejtori i LSI-së Dashamir Xhika?

 

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.

Po ashtu janë arrestuar Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa (kishin si biznes kombaninë e ndërtimit ‘vëllezërit Hysa’, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’, edhe kjo administratore e një kompanie ndërtimi.

Deri më tani janë ekzekutuar vetëm 6 urdhër arreste. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë.

Akuza ndaj tyre është ‘shpërdorim detyre’. Në pranga ranë edhe 4 administratorët e shoqërive që sistemuan dhe asfaltuan rrugën e Gjinarit:

Rexhep Tarba, mbikëqyrësi i punimeve, Agron dhe Kujtim Hysa si dhe Rezarta Bokçiu, në arrest shtëpie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.