Gjobiten urbanët e kryeqytetit, ja linjat që janë shndërruar në `tmerr` për qytetarët
Të dhënat që raportohen nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ( AMK) tregojnë se vijojnë kontrollet intensive dhe monitorimi operatorëve me qëllim garantimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët që zgjedhin këtë mënyrë transporti.
Po ashtu, gjatë vitit që lamë pas, Bashkia e Tiranës ka evidentuar 255 shkelje në linjat urbane që operojnë në kryeqytet, që kanë të bëjnë me sjelljen dhe sigurinë e shërbimit të transportit urban. Në monitorim janë 15 linja urbane, dhe muaji Tetor ka rezultuar më problematiku sa i përket numrit të shkeljeve. Linjat më problematike në këtë drejtim kanë rezultuar “Tirana e re”, “Tufina” “Uzina Traktori”, “Porcelan”, “Unaza” “Laprakë”, “Instituti Bujqësor” etj, ndërsa në linjat më pak problematika kanë rezultuar “Mihal Grameno” , “Selita” “Sharra” dhe “Qyteti Studenti”.
Pavarësisht kontrolleve të shtruara në transportin publik qytetas, referuar të dhënave duket se situata vijon të jetë problematike në disa linja, ndërsa nga Bashkia e Tiranës është bërë e qartë se nuk do të ketë tolerime në këtë drejtim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



