Shkarkojnë HEC-et, përmbytje masive në ultësirën e Shkodrës
Shumë hektarë tokë janë përmbytur në zonën e Anës së Malit në Shkodër. Banorët thonë se niveli i ujit është rritur brenda natës në 30 centimetra. Aktualisht janë të mbuluara nga uji 240 ha tokë bujqësore. Më të dëmtuar janë fshatrat Obot dhe Goricë. Banorët e dinë që ndodhen në një zonë të ulët, por thonë se kjo u ndodh sa kohë bëhen shkarkime nga hidrocentralet.
Sakaq, përfaqësues të Bashkisë Shkodër kanë dalë në terren për të parë nga afër atë ç’ka ndodhur. Sipas Drejtorit të Bujqësisë në Bashkinë e Shkodrës Alban Sekja situata është në përkeqësim dhe kjo ndodh vetem prej shkarkimeve në HEC-e.
Banorët kanë frikë se niveli mund të rritet edhe më tepër. Janë përmbytur sipërfaqe të mbjella me foragjere dhe sera, thonë ata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



