Priten debate në parlament për Nazer Seitin dhe votën e Shqipërisë në OKB
Parlamenti shqiptar mban sot seancën e radhës, ku në rend dite ka një intereplancë me Ministren e Drejtësisë, e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit Vasili.
Kjo lidhet me rastin e ekstradimit të Nazer Seitit, të atij që njihet si financieri i grupit “Habilaj”.
Një pikë tjetër që do hapë debat është edhe vota e Shqipërisë në Organizatën e Lidhjes së Kombeve për statusin e Jeruzalemit.
Për diskutim është edhe projektligji për statusin e minatorit dhe projektligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore.
Pika e fundit është votimi i listës së kandidatëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



